Britania e Madhe po përballet nga një valë të ftohti. Reshjet e dendura të borës kanë shkaktuar bllokim në aeroporte dhe në rrugët britanike.
Sipas medieve atje, në Skoci, aeroporti i Glasgout u detyrua të ndërpresë aktivitetet në orët e para të mëngjesit, para se t’i rifillonte një orë më vonë.
Disa fluturime janë dashur të devijohen drejt Edimburgut dhe aeroporti u ka kërkuar pasagjerëve të informohen rreth fluturimeve të tyre tek kompanitë ajrore para se të shkojnë në terminal, shkruan TheGuardian, transmeton Telegrafi.
Raportohet se Skocia, Uellsi dhe Veriu i Anglisë janë rajonet më të prekura nga reshjet e dëborës, që pritet të arrijnë deri në 15 centimeter.
Ndërsa Policia u ka kërkuar banorëve të shmangin lëvizjet dhe kompania e autostradave “Highways England” ka kërkuar për shoferët të pajisen me lopata, batanije, ujë dhe ushqim para se të nisn udhëtimet.
Kompania e Sigurimeve “Automobile Association” (AA) theksoi se kishte marrë më shumë se 1 687 telefonata për defekte para orës 10:00 të mëngjesit.
Vendi është përballur me një prej netëve më të ftohta të vitit. Temperaturat janë ulur deri në -12,3 gradë Celsius në Loch Glascarnoch, në Highlands./Telegrafi/