Site icon Telegrafi

Reshjet e borës, Policia apelon për vozitje të kujdesshme

Duke pasur parasysh ndryshimet e papritura në kushtet atmosferike dhe mbulimin e rrugëve me borë, Policia e Kosovës ka apeluar për një kujdes të madh dhe një përshtatshmëri të nevojshme të shpejtësisë.

Policia ka bërë thirrje që shoferët të ushtrojnë kujdes të veçantë, duke përshtatur shpejtësinë e tyre me kushtet aktuale atmosferike dhe me gjendjen e rrugëve, si dhe të mbajnë distancë të sigurt mes mjeteve për të shmangur aksidentet.

“Në veçanti në rrugët që janë mbuluar nga uji apo borë, është thelbësore që të zvogëlohet shpejtësia dhe të ushtrohet kujdes i shtuar,” vijon njoftimi policor.

Lexo po ashtu Dimër në pranverë, bora mbulon Kosovën

“Të gjithë pjesëmarrësit në trafik duhet të jenë të vetëdijshëm për rrezikun e shtuar që paraqesin rrugët e lëshuara dhe të përdorin ndriçimin e duhur në mjetet e tyre për të rritur dukshmërinë.”

Këto kërkesa vijnë si pasojë e nisjes së reshjeve të borës të dielën mbrëma në disa qytete të Kosovës, duke krijuar kushte të vështira në rrugë dhe duke rritur mundësinë e aksidenteve.

Policia e Kosovës inkurajon të gjithë qytetarët që të qëndrojnë të informuar mbi ndryshimet në kushtet e trafikut dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve për sigurinë e të gjithë./Telegrafi/

Exit mobile version