Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se pavarësisht reshjeve të vazhdueshme, të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme.
Durimishi thotë se kompanitë e pastrimit gjenden në terren, transmeton Telegrafi.
“Kompanitë e kontraktuara nga MMPHI, janë në terren për pastrimin e akseve rrugore nga bora, normalizimin e qarkullimit rrugor dhe garantimin e sigurisë për drejtuesit e automjeteve që nga orët e hershme të mëngjesit”, thotë ai.
Më tej, ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë vozitjes.
“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të bëjnë kujdes gjatë vozitjes si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Jemi vazhdimisht në terren për t’u siguruar se po punohet me intensitet të shtuar për pastrimin e rrugëve, duke u kujdesur për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve nëpër rrugët e Kosovës”./Telegrafi/