Telegrafi

Reshje shiu gjatë dy ditëve të ardhshme

Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të ardhshme, vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik.

“Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat në pjesën e dytë të ditës së premte do të shoqërohen me shi.

Për shkak të fuqizimit të masave të ajrit, shi me intensitet më të lartë pritet ditën e shtunë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Do të fryjë erë nga jugu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-9m/s. /Telegrafi/