Telegrafi

Reshje bore në veri të Shqipërisë, ARRSH: Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes

Autoritetin Rrugor Shqiptar i ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar në rrugët e zonave malore të përfshira kryesisht në reshjet e dëborës. 

Në një njoftim në rrjetet sociale, ARRSH njofton se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit reshje dëbore ka pasur vetëm në rajonin verior të vendot.

Sipas ARRSH, reshjet kanë qenë “me intesitet të dobët dhe pa sjellë probleme me qarkullimin e mjeteve”.

“Kontraktorët kanë qenë në terren për pastrimin dhe për shpërndarjen e kripës në të gjitha akset me prezencë bore”, ka shtuar ARRSH.

“Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, njofton ARRSH. /Telegrafi/