Site icon Telegrafi

Reshje bore në Itali, pronari i një strehe krijon “dordolec” dhe uron Krishtlindjet

Pas rënies së papritur të temperaturave, reshjet e borës si duket kanë mbuluar në gusht majën më të lartë të Dolomiteve, Marmolada në Itali.

Carlo Budel, menaxher i strehës “Capanna di Punta Penia” , ka publikuar në rrjetet sociale disa video ku bora kishte mbuluar viset malore, transmeton Telegrafi.

Ai madje kishte publikuar një foto të njeriut prej dëbore, dhe në të ishte shënuar data 4 gusht 2023. Përmes kësaj fotoje, italiani në formë shakaje uroi edhe “Krishtlindjet”.

Përmes profilit të tij në Instagram por edhe në Facebook, mund të shihen video të shumta ku dokumentohen reshjet e mëdha të borës që kishin mbuluar zonën ku jetonte.

Marmolada është një mal në Italinë verilindore dhe mali më i lartë i Dolomiteve, me lartësi mbi nivelin e detit prej 3,343 metra. Shtrihet midis kufijve të Trentino-s dhe Venetos.

Këto reshje bore në këto vise malore gjatë gushtit si duket janë të zakonshme.

Exit mobile version