Site icon Telegrafi

Reshje bore në Kodrën e Diellit dhe Mavrovë

Komunikacioni në rrugët e Maqedonisë zhvillohet nëpër rrugë të lagështa në pjesët perëndimore dhe jug-perëndimore të shtetit, ndërsa në pjesët tjera rrugët janë kryesisht të thata. Reshje të dëborës vërehen në Kodrën e Diellit. Në Mavrovë ka reshje të shiut dhe borës, informojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) kërkon nga qytetarët që të jenë të vëmendshëm në komunikacion, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes dhe të respektojnë sinjalistikën. Kujdes të posaçëm duhet të kenë ata qytetarë që lëvizin në gryka dhe ngushtica mali, pasi që mund të ketë rrokullisje gurësh./Telegrafi/

Exit mobile version