Gjatë një interviste për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu, Ministrja e Mjedisit Ambientit dhe Planifikimit Hapësinorë, Albena Reshitaj, tregoi problematikën që ka kjo ministri me ndërtimet në Prevallë, e cila sipas saj është trashëgimi nga qeverisja e kaluar.
Ajo tha se në ditën e parë të punës së saj në këtë ministri, ka kërkuar raportin e krejt situatës në Prevallë.
Reshitaj tregoi se mund të iniciojë Task Forcë të re për të shqyrtuar situatën dhe për të marrë masa konkrete që së bashku me organet tjera të ministrisë të kenë një pasqyrim.
“Sa i përket Prevallës është një problem i trashëguar nga qeveritë e kaluara. Prej ditës së parë kam kërkuar nga departamentet përgjegjëse të bëjnë incizim krejt situatën. Duhet të krijohet një Task Forcë e re dhe të shqyrtohet mirë situata për të marr masa konkrete në këtë situatë”, ka thënë ajo.
Po ashtu ministrja Reshitaj ka folur edhe për ndotjen e ajrit që behet në Kosovës. Sipas saj, do të ndërmerren hapa konkret për t’i eliminuar faktorët që e ndotin ajrin. /Telegrafi/