Telegrafi

Republikanët refuzojnë kërkesën e Zelenskyt për t’iu adresuar Kongresit amerikan

Arkiv

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Kevin McCarthy refuzoi kërkesën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky për një seancë të përbashkët të Kongresit amerikan, e cila do ta lejonte atë të mbante një fjalim dhe t’u drejtohej të gjithëve, tha një burim për CNN.

“Ajo që më kërkuan ishte një seancë e përbashkët. Nuk kemi kohë për një seancë të përbashkët”, tha McCarthy para gazetarëve.

“Pra, unë bëra pikërisht atë që kam bërë me kryeministren e Italisë, kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar. Unë bashkoj një grup lidershipi dypartiak për liderët”, shtoi ai.

Kevin McCarth

Kjo vjen pasi anëtarët e Kongresit mbeten të ndarë në lidhje me ndihmën për Ukrainën.

McCarthy gjithashtu shmangu të shihej publikisht me Zelenskyn. Ai u mohoi fotografëve zyrtarë qasje në dhomën ku udhëheqësit e Dhomës së Përfaqësuesve takuan presidentin ukrainas, shtoi burimi. Por, ai bëri foto me Zelenskyn gjatë një takimi me dyer të mbyllura.

Ndryshe, Zelensky ka mbajtur një fjalim të fuqishëm gjatë vitit të kaluar në Kongresin amerikan, ku u duartrokit gjatë nga ligjvënësit amerikanë. /Telegrafi/