Kongresistja e sapo zgjedhur republikane, Marjorie Taylor Greene tha se do të nis procedurat për fajësimit të Joe Bidenit.
Ajo këtë e njoftoi përmes llogarisë në Twitter gjersa Green ishte midis 197 kongresmenëve që e mbrojti presidentin, Donald Trump gjatë votimit në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së.
“Në emër të popullit amerikan, ne duhet të jemi të sigurt se udhëheqësit tanë po veprojnë me përgjegjësi. Ne nuk mund të kemi një president të SHBA-së, i cili është i gatshëm të abuzojë me fuqinë e presidencës dhe të korrigjohet lehtësisht nga qeveritë e huaja, kompanitë kineze, kompanitë e energjisë ukrainase”, tha Green.
Ajo shtoi se nuk mund ta imagjinonte që njerëzit në Shtetet e Bashkuara frikësoheshin nga mandati i ardhshëm i presidentit, Biden sa ishin të gatshëm të ushtronin dhunë, si ajo në Kongresin amerikan në Uashington.
“Populli amerikan ka nevojë për shpresë, ata duhet ta dinë se ka republikanë në Kongres që janë të gatshëm të ngrihen dhe të luftojnë për ta, pavarësisht nga fakti se ata janë në pakicë, pavarësisht nga fakti që të gjitha shanset janë kundër nesh”, përfundoi Green. /Telegrafi/