Telegrafi

Republikanët bllokojnë senatin, Trump shpëton nga shkarkimi

Udhëheqësi i shumicës së Senatit, Mitch McConnell ka hedhur poshtë ftesën e demokratëve për ta thirrur një seancë urgjente të Senatit për ta dënuar presidentin Donald Trump, e cila gjë do t’ia mundësonte republikanit të jetë në Zyrën Ovale deri më 20 janar.

Zyra e McConnelli raportohet se këtë ia ka bërë të qartë të mërkurën zëvendësit të grupit minoritar demokrat në Senat, Chuck Schumer, raporton cnn.

Lexo po ashtu Ligjvënësit amerikan votuan për fajësimin e Trumpit: Cilat procedurat parashihen për shkarkim?

Udhëheqësi i shumicës gjithashtu u dërgoi një shënim senatorëve republikanë duke u thënë se Senati nuk do të kthehet me seanca deri më 19 janar, që do të thotë se gjyqi i shkarkimit të Trumpit nuk do të fillojë deri në ditët e para të presidencës së Joe Bidenit, transmeton Telegrafi.

“Duke pasur parasysh rregullat, procedurat dhe precedentët e Senatit që rregullojnë gjyqet e fajësimit presidencial, nuk ka thjesht asnjë shans që një gjyq i drejtë ose serioz të përfundojë përpara se Presidenti i zgjedhur, Joe Biden të betohet javën e ardhshme”, pohoi McConnell.

Lexo po ashtu Donald Trump nuk është i vetmi - çfarë ndodhi në të kaluarën me presidentët që u fajësuan?

Votimi i fajësimit në Dhomën e Përfaqësuesve për nxitjen e trazirave në Capitol Hill e ka bërë Trumpin si presidentin e parë në historinë e Shteteve të Bashkuara që do të fajësohet dy herë.

McConnell ka treguar privatisht se ai beson se fajësimi i Trump do të ishte mënyra për ta çliruar atë nga partia, një ndërprerje dramatike midis republikanit të lartë i cili ka punuar së bashku me presidentin republikan gjatë katër viteve të fundit. /Telegrafi/