Site icon Telegrafi

Republika e Çekisë ndihmon financiarisht policinë kufitare të Maqedonisë

Republika çeke do t’i ndihmojë policisë kufitare të Maqedonisë me një donacion prej 740000 euro për blerjen e 25 veturave të përshtatshme për terrene malore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Marrëveshja u nënshkrua në mes të ministrit të punëve të brendshme, Oliver Spasovski, dhe ambasadorit të Çekisë në Maqedoni, Miroslav Ramesh. Kjo është ndihma e tretë që ky vend ia jep Maqedonisë në kuadër të ballafaqimit me krizën e refugjatëve, ndërkaq ndihmat e mëparshme kishin vlerë prej 125000 euro.

Përveç ndihmës financiare, Çekia ka dërguar edhe policë të saj për të ndihmuar policët e vendit, në kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit maqedono-grek dhe procesin e regjistrimit të refugjatëve. MPB-ja e Maqedonisë njofton se kjo republikë do të ofrojë edhe një ndihmë shtesë për Maqedoninë, me çka donacioni financiar i plotë do të tejkalojë 1 milionë euro./Telegrafi

Exit mobile version