Telegrafi

“Reptile” konsiderohet nga shikuesit si një ndër filmat më të mirë të Netflix

Foto: Netflix

Shikuesit e Netflix janë të fiksuar pas filmit të ri të platformës së transmetimit të quajtur “Reptile”.

Filmi ka marrë komente shumë të ngrohta nga kritikët, është quajtur si një nga filmat “më të mirë” që Netflix ka nxjerrë ndonjëherë.

Me Benicio Del Toro, Alicia Silverstone dhe Justin Timberlake, “Reptile” ndjek vrasjen misterioze të një agjenti të pasurive të paluajtshme.

Foto: Netflix

“Reptile” aktualisht ka vetëm një rezultat prej 41% në Rotten Tomatoes, por njerëzit që e shikojnë në shtëpi kanë vendosur se është ndër më të mirët në Netflix.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Netflix

“Ky film është i shkëlqyer nga fillimi në fund. Regjia ishte e nivelit të lartë dhe muzika nga Arca. Fantastike. Uau. E pabesueshme”, tha një ndjekës.

Foto: Netflix

Një përdorues tjetër i rrjeteve sociale shtoi: “#Reptile është një nga filmat më të mirë që kam parë në #Netflix. Aktrim i shkëlqyer. Muzikë e mirë. Shumë e rekomanduar”.

Dikush tjetër shkroi në Twitter: “Reptile në Netflix është lehtësisht një nga filmat më të mirë të vitit”.

Foto: Netflix

“Reptile është gjëja më e mirë për të goditur çdo platformë transmetimi në një kohë shumë të gjatë. Kast jashtëzakonisht i talentuar, regji e shkëlqyer dhe tregim mjeshtëror. Ky film i takon kinemave”, tha një tjetër. /Telegrafi/