Telegrafi

Reprezentuesi i ardhshëm i Kosovës kryen me sukses një operim (Foto)

Mesfushori shkatërrues i Besiktasit, Necip Uysal ka pësuar një lëndim në meniskut të këmbës së majtë gjatë takimit të djeshëm me Konyaspor.

Pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se ka thyer meniskutin dhe është dashur të kryhet një intervenim mjekësor.

Telegrafi ka mësuar se zyrtarë të lartë të Federatës së Futbollit të Kosovës kanë kontaktuar mesfushorin rreth një angazhimi të mundshëm me përfaqësuesen e Kosovës.

Sipas medieve turke, reprezentuesi i ardhshëm i Kosovës do të jetë jashtë fushave të blerta për disa muaj, ndërsa sot do të merr pjesë në festimet e klubit me rastin e shpalljes së kampion të Turqisë.

Kujtojmë se 25-vjeçari ka prejardhje prej Kosovës, dhe pritet t’i bashkohet përfaqësueses së Kosovës për eliminatoret e botërorit Rusia 2018.

Vlen të ceket se Uysal ka veshur fanellën e kombëtares vetëm në një rast, ndërsa ka luajtur edhe në takimin miqësor kundër Kosovës, të cilën kjo e fundit e humbi me rezultat 6:1. /Telegrafi/