Site icon Telegrafi

Reporterë pa kufij: Maqedonia e Veriut në vendin e 92 për lirinë e mediave

Maqedonia e Veriut për një vit është ngjitur për tre vende në listën botërore për lirinë e mediave për vitin 2020, që e përgatit organizata joqeveritare “Reporterë pa kufij” me seli në Paris.

Nga vendi i 95, Maqedonia e Veriut tani renditet në vendin e 92 me vlerësim mesatar prej 31.28 pikë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në titullin “Profesioni organizohet” thuhet se “Qeveria nuk e ka ndryshuar ligjin për mediat, ndërsa reforma në radiodifuzimin publik është ndërprerë”.

Reporterë pa kufij ka vërejtur se komunave ju lejohet të reklamohen në mediat lokale dhe me këtë të kenë mjete për kontrollimin e tyre.

“Vendim tjetër i rrezikshëm i Qeverisë: blerja e reklamave në mediat për njoftime për arritjet e qeverisë”m thuhet në raportin e Reporterëve pa kufij.

Ndërsa gjithashtu theksohet se sulmet fizike mbi gazetarët janë qetësuar.

Nga vendet e rajonit para Maqedonisë së Veriut janë Greqia (65), Kosova (70) dhe Shqipëria (84), ndërsa pas janë Serbia (93), Mali i Zi (105) dhe Bullgaria (111)./Telegrafi/

Exit mobile version