Rap-artisti i ri i skenës, Mic Sokoli, ka prezantuar së fundmi për publikun projektin e tij më të ri muzikor.
“Realiteti” mban titullin kënga e tij e re, e cila e miksuar mes zhanreve RnB dhe hip-hop.
Kënga dhe teksti janë realizuar nga vet ai, gjersa klipi i është besuar artistit Armir Zekaj.
Mic Sokol Dobrunaj, i cili mban emrin e trimit të njohur shqiptar, është një reper i ri me prejardhje nga Deçani.
Ai është rritur në frymën muzikore të hip-hopit dhe synon të bëhet një nga emrat më konkurrues në industrinë e këtij zhanri. /Telegrafi/