Telegrafi

Reperi i ri Kola sjell projektin e parë solo “Dope boy” (Video)

Kënga është punuar nga Dual Vox Studio, gjersa tekstin e ka shkruar vet artisti.

“Dope boy” është publikuar në kanalin YouTube edhe me klip, regjisor i të cilit është Flamur Thaqi.

Para këtij projekti, reperi kishet sjellë edhe dy bashkëpunime shumë të suksesshme me reperët e njohur nga Gjilani, Duda dhe Xhino.

Kola, duket të jetë një emër mjaft premtues në skenën muzikore shqiptare. /Telegrafi/