Telegrafi

Reperi i njohur amerikan, Silento: Vdekja e Kobe Bryant ishte vrasje e planifikuar – edhe mua tentuan të më vrasin, por i ika kurthit

Reperi i njohur amerikan, Silento ka bërë një postim kontrovers në rrjetet sociale pas vdekjes tragjike të Kobe Bryant.

Kobe Bryan vdiq gjatë të ditës pas një aksidenti tragjik me helikopter, ku pos tij dhe vajzën 13-vjeçare, Gianna, vdekjen gjetën edhe shtatë persona tjerë.

Shumë njerëz kanë qenë duke folur dhe shkruar në mediat sociale për të komentuar vdekjen e legjendës së NBA-s, Kobe Bryant.

Por, reperi i njohur i hitit “Watch Me Nae Nae”, Silento, po qëndron larg nga pjesa tjetër, pasi ai bëri një cicërimë të çuditshme në Twitter.

Silento pretendon se vdekja e Bryant ishte një komplot, përcjell Telegrafi.

“Vdekja e Kobe Bryant ishte një vrasje e planifikuar, ashtu sikurse u përpoqën të më vrisnin mua”.

“Unë i ika kurthit. Mos i besoni askujt, kjo është një industri e madhe dhe e fëlliqur”, ka shkruar Silento.

Komenti nuk është pritur mirë nga përdoruesit e tjerë, njëri prej të cilëve ia ktheu duke thënë: “Duhet të rrish Silento”. /Telegrafi/