Reperi i njohur Majk këtë javë ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave.
Ai është përfolur për një lidhje të re, me bukuroshen nga Prishtina, Melita Nushin, me të cilën po spekulohet se është fotografuar së fundmi duke dalë nga një ordinancë gjinekologjike.
Menjëherë pas kësaj fotografie, janë ngritur spekulime se bëhet fjalë për një lidhje të re, për të cilën reperi nuk ka dhënë asnjë indikacion rreth saj.
Telegrafi ka kontaktuar me reperin, i cili nuk ka shprehur dëshirën të komentojë mbi këtë çështje.
Sido që të jetë, ai është shumë i sigurt në jetën e tij private, të cilën preferon ta mbajë gjithmonë për vete.
Ai është mjaft i angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore të ndryshme, gjersa nuk kanë munguar edhe prurjet e reja muajve të fundit. /Telegrafi/