Reperi i njohur shqiptar Ledri Vula, po del të jetë i pëlqyer jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe më tutje në Evropë.
Së fundmi, televizioni rus “Adiago”, është ai, i cili në faqen zyrtare të tij ka ranguar këngën e re të Ledrit, si një ndër më të pëlqyerat e javës.
Lajmin për këtë gjë e ka bërë të ditur vet menaxheri i reperit, Faton Shoshi, përmes një fotografie të publikuar në Instagram.
Ledri këtë vit ka pasur shumë sukses me projektet e tij muzikore “U harrum” dhe “Nona”, në bashkëpunim me Young Zerkën. /Telegrafi/