Site icon Telegrafi

Reperi kosovar nervozoi zvicëranët: Festoi me revole vitin e ri (Foto)

Reperi i njohur kosovar, Big Papi për festat e Vitit të Ri ka publikuar një video ne Instagram në të cilën shihet duke shtënë me armë në ajër, cka ka nedrovzuar pak zvcernët, raportojnë mediat helvetike.

Të shtënat gjatë festave janë traditë e shiptarit, ka pohuar i riu.

Reperi kosovar Mërgim «Tenka» Tolaj, nga Baseli në Zvicër, i cili njihet edhe me nofkën artistike „Big Papi“, më 1 janar ka postuar në “Instagram” një video, në të cilën shihet duke shtënë disa herë me armë në ajër, shkruan Presheva Jonë.

„Gëzuar Vitin e Ri“, ka shkruar i riu pranë videos. Një video të ngjashme, ai e kishte postuar edhe në fund të muajit shtator gjatë një feste.

Sipas shtypit zviceran „20Minutes“ videoja është incizuar në Zvicër.

Një gjë të tillë e kundërshton Tolaj, duke thënë se videoja është incizuar gjatë verës në vendlindjen e tij në Deçan.

“Kemi qenë duke festuar gjatë një dasme dhe me këtë rast kam shtënë me pistoletë. Kjo është traditë e jona, e përse jo? Thjesht, këto janë të shtëna gëzimi..“, ka deklaruar Mërgimi.

Ai ka mohuar se me këto të shtëna mund të qëllohet pa dashje ndokush, pasi ai nuk ka shtënë në turmë njerëzish, e as në qytet. Përpos kësaj, Mërgimi ka pohuar se pistoleta në fjalë nuk është e vërtetë, por që bën zhurmë sikur të jetë e vërtetë.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i policisë kantonale të St. Gallen, Hanspeter Krüsi, ka deklaruar se në video shihet qartë një armë nga e cila dalin gëzhojat e plumbave, qoftë ajo e vërtetë apo vetëm për të frikësuar.

Për traditën e Mërgimit që gjatë gëzimit të përdoret arma në ajër, ka reaguar edhe drejtori për parandalimin e ngjarjeve kriminale të Zvicrës, Martin Boess, i cili pohon: „Të festosh me një armë për të shprehur gëzimin, është hap i rrezikshëm, por edhe i ndaluar. Një armë duhet të gjendet në duart e një personi profesionist me leje përkatëse“.

Exit mobile version