Telegrafi

Reperi italian, Richario i kushton një këngë Rita Orës

Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Ajo po vazhdon me sukses të sjell këngë të reja dhe të mbajë koncerte anembanë globit.

Lexo po ashtu Rita Ora mori një letër befasuese në Tiranë

Së fundi ajo argëtoi publikun shqiptar të Tiranës ndërsa sot do të performojë para fansave italian.

E nga kjo e fundit ka ardhur edhe një këngë e re, e cila i dedikohet këngëtares sonë shqiptare.

Reperi Richario ka publikuar këngën më të re që i kushtohet bukuroshes sonë dhe është titulluar sipas emrit të saj – “Rita Ora.

Lexo po ashtu Rita Ora argëtohet nën ritmet e çiftelisë në aeroportin e Veronës

Madje, ‘Rita Ora’ konsiderohet edhe si një ndër këngët me përmbajtje ‘të nxehta’.

Ndryshe, biondina sonte pritet të jetë e pranishme para fansave të qytetit të Veronës. /Telegrafi/