Telegrafi

Gazetari francez zbulon bisedën e mamasë së Mbappes: Ai do të luaj për Real Madridin

Ylli i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe dëshiron të transferohet te Real Madridi kanë zbuluar disa burime të mediave spanjolle.

Reporteri francez Frederic Hermel mbrëmë (e mërkurë) zbuloi në mediumin Onda Cero se nëna e Mbappes ka thënë se djali i saj do të transferohet në Bernabeu.

“Nëna e Mbappes i tha një shoku se ai do të luante për Real Madridin”, ka thënë Hermel.

Lexo po ashtu Mbappe, Pogba, Kante dhe Koulibaly – Real Madridi pritet ta ketë një formacion të frikshëm në sezonin e ri

Kjo informatë e Hermel vjen në të njëjtën javë ku u sugjerua që trajneri Zinedine Zidane dhe trajneri i fitnesit ishin në kontakt të rregullt me ​​nënën e Mbappes.

Shefi i mediumit të njohur Okdiario, Eduardo Inda, duke folur për El Chiringuito zbuloi se kjo teori është e vërtetë.

“Gregory Dupont është ai që përveç Zinedine Zidane, po bën punën që Mbappe të vijë te Real Madridi këtë verë”.

“Ai po flet vazhdimisht me lojtarin dhe situata mund të funksionojë mirë për Realin, duke marrë parasysh edhe ngjarjet me Tuchel”.

Lexo po ashtu Neymar: Messi më i miri i të gjitha kohërave, Mbappe fenomen

“Zidane dhe Dupont flasin shumë me nënën e Mbappes, e cila është ‘shefja’ e familjes”, ka thënë Inda.

Vera e këtij viti pritet të jetë e nxehtë në aksin Paris-Madrid, pasi transferimi i yllit francez në Bernabeu është duke folur tash e disa afate kalimtare. /Telegrafi/