Site icon Telegrafi

Reperi Fero përfshihet në një përleshje fizike në Mitrovicë, deklarohet pak orë pas ngjarjes (Video, +18)

Foto: FeroFera/Instagram

Natën e së premtes, në një nga ‘club’-et e Mitrovicës, ka ndodhur një përleshje mes disa personave.

I përfshirë në këtë sulm fizik ka qenë reperi nga Gjilani, Feronit Shabani, i njohur ndryshe si Fero.

Një video e siguruar nga Telegrafi sjell momentin, kur reperi 21-vjeçar përleshet me disa persona.


Sipas burimeve të Telegrafit, kjo përleshje ka nisur mes tij dhe një reperi tjetër nga Mitrovica.

Të njëjtat burime, kanë cituar faktin se në vendin ku ka ndodhur përleshja, ka pasur të mitur nën moshën 18 vjeçare, të cilët nuk u lejohet frekuentimi i vendeve të tilla.


“Ne si qytetar shprehim shqetësimin për shkak se në vendin ku ka ndodhur përleshja (emër i njohur për redaksinë), është vend i cili frekuentohet shumë nga mosha të reja, madje edhe 14 vjeçarë, të cilët me rregull nuk u lejohet të qëndrohet në vende të tilla”, ka thënë ky burim për Telegrafin.

Ndërkohë, pak orë pasi ngjarja ka ndodhur, reperi Fero ka vendosur të shpjegojë atë se çfarë në të vërtet ndodhi, përmes një lidhje direkte me fansat në rrjetin social Instagram.

Ai ka fajësuar sigurimin e lokalit se u ka ndihmuar personave që ishin në përleshje me të, por që sipas tij prapëseprapë nuk ia kanë arritur qëllimit.

I njëjti është shprehur se natën e së premtes nuk e ka mbajtur koncertin, si pasojë e përleshjes fizike të shkaktuar. /Telegrafi/

Videoja më poshtë përmban sharje dhe fjalë ofenduese, dhe nuk rekomandohet për persona nën moshën 18 vjeçare:

Exit mobile version