Telegrafi

Reperi me famë botërore Tyga, ndjek në Instagram Taynën

Reperja e njohur vendore, Tyana, është shumë e pëlqyer nga publiku shqiptar, teksa ka tërhequr vëmendjen edhe të të huajve.

Muaj më parë, ajo u bë temë e mediave për shkak se futbollisti i njohur i Real Madridit, Vinicius Jr., publikoi një video duke dëgjuar këngën “Sicko”, teksa edhe i shkruante në Instagram.

E tani mesa duket është një tjetër emër i njohur ndërkombëtar, vëmendja e të cilit është tërhequr nga reperja nga Prizreni.

Foto: Tayna/Instagram

Bëhet fjalë për reperin me famë botërore, Tyga, i cili një kohë ka qenë në lidhje me një nga bukuroshet më të ndjekura të Instagramit, Kylie Jenner.

Tyga ka në listën e ndjekësve të tij të rrjetit social Instagram Taynën, e cila gjithashtu e ndjek reperin në fjalë.

Foto: SC/Tayna/Instagram

Nuk dihet nëse dyshja kanë pasur rastin të kontaktojnë me njëri-tjetrin, megjithatë duket fare qartë nga rrjetet sociale se ata e njohin profilin e njëri-tjetrit. /Telegrafi/

Tyga (Foto: Aaron J. Thornton/Getty Images/Guliver)