Telegrafi

Reperët shqiptarë shprehin ngushëllime për humbjen e kolegut të tyre, Gëzim Hajdinit i njohur si B-52

Gjatë ditës së sotme u dha lajmi se reperi Gëzim Hajdini, i njohur për publikun si B-52, u nda nga jeta për shkak të një sulmi në zemër.

Ai ishte pjesë e labelit të famshëm TBA, dhe prej vitesh jetonte në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lexo po ashtu Vdes reperi kosovar B-52, anëtar i grupit TBA

Shumë prej fansave të labelit TBA kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjarët, gjersa një gjë të tillë përmes rrjeteve sociale e kanë bërë edhe disa reperë të famshëm, njëherësh kolegët e tij.

Lideri i grupit TBA, Unikkatili, publikoi një fotografi në rrjetin social facebook, në mbishkrimin e së cilës shkruante: “Pushofsh n’paqë vëlla. Nuk harrohesh kurrë e zôni yt jeton përgjithmonë. B52 TBA”.

Ndërkohë, reperi Gold AG shprehu ngushëllimet e tij për humbjen e kolegut, B-52. Ai publikoi një fotografi të reperit të ndjerë në InstaStory, në mbishkrimin e së cilës kishte treguar pikëllimin e tij për humbjen e kolegut.

Edhe reperi nga Shqipëria Stresi mbeti i prekur nga humbja e B-52. Ai në rrjetin social Instagram, publikoi një fotografi të reperit, në të cilën kishte shkruar “U prefsh në paqe Gëzim”.

Ndërkohë, miku i tij i ngushtë, reperi Cyanide vendosi që të publikojë në Facebook këngën e famshme të B-52, të titulluar “Destinacion”.

“Nuk kom fjal, kom veq dhimbje. U prefsh në paqe Gezim Hajdini, ka shkruar Cyanide. /Telegrafi/