Telegrafi

Reperët Kidda dhe S4MM së shpejti me një bashkëpunim të ri (Foto)

Dy reperët e rinj Kidda dhe S4MM së shpejti pritet të sjellin një bashkëpunim shumë interesant në tregun muzikor.

Lajmin e kanë bërë të ditur vet dyshja përmes disa postimeve në rrjetet sociale, ku secili kanë shfaqur emrin e njëri-tjetrit në Instagram.

Kënga ka përfunduar së incizuari, ndërsa ditë më parë u finalizuan edhe xhirimet e klipit.

Projekti pritet të lansohet në fillim të muajit shkurt.

Dyshja në fjalë janë dy emra tashmë mjaft të njohur ër këngët e tyre, të cilat gjithnjë janë pritur mirë nga publiku. /Telegrafi/