Telegrafi

Rennes vazhdon interesimin për Vedat Muriqin

Vedat Muriqi duket se pas përfundimit të sezonit aktual do të ndryshojë ambient.

Kështu së paku raportojnë mediat turke të bazuara në burimet e brendshme të klubit të Fenerbahçe.

Shtatlarti prizrenas po vazhdon të kërkohet nga skuadra franceze e Rennesit, e cila ka në plan të krijojë një ekip edhe më të fortë për sezonin e ardhshëm.

Fotomaç shkruan se francezët janë të gatshëm të ndajnë deri në 13 milionë euro për reprezentuesin e Kosovës, i cili ka pasur paraqitje të mira me klubin turk.

Sulmuesi 26-vjeçar është i interesuar që të luajë në ndonjë klub që do të paraqitet sezonin e ardhshëm në ligën më të fortë evropiane për klube, atë të Kampionëve, ku Rennesi e ka siguruar një vend në këtë garë.

Kujtojmë se për t’i siguruar shërbimet e prizrenasit kanë shprehur interesim edhe anglezët e Tottenham Hotspurs e Burnley si dhe klubi italian i Lazios.

Ndryshe, Muriqi këtë sezon ka arritur të realizoj 16 gola dhe ka pasur gjashtë asistime në të gjitha garat me Fenerin. /Telegrafi/