Arsenali ka pësuar humbje me rezultat 3-1 në ndeshjen e parë në Ligën e Evropës përballë Rennes.
Skuadra angleze kaloi e para në epërsi në minutën e katërt kur shënoi gol Alex Iwobi.
Por Rennes u kundërpërgjigj mjaftë mirë duke shënuar tre gola me Benjamin Bourigeaudin, Monrealin që shënoi autogol dhe Ismaila Sarr.
▪️ Half-time: over
▪️ Second half: underwayTime to deliver a big response 👊
🏆 #UEL 1-1 (46) pic.twitter.com/qLnfsz842R
— Arsenal (@Arsenal) March 7, 2019
Paraqitje të jashtëzakonshme në këtë takim për vendasit pati sulmuesi Hatem Ben Arfa, që morri edhe notën më të lartë.
Ndërsa me lojë të mirë u dalluan edhe Benjamin Bourigeaudi e Ismaila Sarr që ishin edhe realizues.
Granit Xhaka për mysafirët pati një paraqitje solide, ndërsa Shkodran Mustafi nuk ishte në ditën e tij më të mirë.
Lojtari me notën më të dobët në këtë takim ishte greku Sokratis që u ndëshkua edhe me karton të kuq. /Telegrafi/