Site icon Telegrafi

Rënie e temperaturave dhe borë

Sot do të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa pasdite do të ketë reshje të dobëta shiu, që pritet të shndërrohen në borë.

Reshjet e borës dhe rënia e temperaturave do të vazhdojnë nga e mërkura në mëngjes.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme, në fillim të javës minimalet do të luhaten nga 4C deri në 7C, e deri të premten do të zbresin në -7C. Maksimalet nga 10C deri 14C, do të zbresin deri në +2C.

Nga e marta era do të fryjë nga verilindja 3-10m/s. Shtypja atmosferike, në fillim të javës do të zbresë thellë nën vlera normale, e më pas do të shënojë rritje të shpejtë mbi vlera normale.

Foto: Arkiv

Exit mobile version