Site icon Telegrafi

Rënie e çmimit të Bitcoin dhe jo vetëm – kriptovalutat me ‘humbje të mëdha’

Monedhat digjitale duhet të pranojnë humbjen e madhe që ndodhi në fillim të javës.

Bitcoin vlente më shumë se 66,000 dollarë të hënën në mëngjes.

Por më pas kriptomonedha më e madhe u ra në vlerë papritmas dhe aktualisht po tregtohet për gati 60,000 dollarë.

Situata nuk duket më e mirë as për monedhat e tjera digjitale: Ethereum ra nga 4,700 në 4,300 dollarë brenda natës. Binance Coin, Solana, Cardano, XRP dhe Polkadot janë gjithashtu “thellë në të kuqe”.

Tabela e mësipërme tregon vlerën e Bitcoin që ishte në shtatë ditët e fundit

Së paku deri më tani është e paqartë se nga vjen rënia e çmimit. /Telegrafi/

Exit mobile version