Drejt fundit të 2017-së dhe fillimit të 2018-së, adhuruesit e lojërave u ballafaquan me një problem të madh, çmimet e kartave grafike.
Arsyeja pas rritjes së çmimeve të kartave grafike ishte e thjeshtë: memoria e përdorur tek këto karta u shtrenjtuan nga rritja e kriptovalutave, ngase këto karta përdoreshin për të gërmuar monedhat kriptografike, përcjell Telegrafi.
Vetë Nvidia e ka pranuar se gjatë kësaj periudhe të ardhurat u rritën ndjeshëm nga kriptovalutat.
Me rënien e vlerës së kritpovalutave në muajt e fundit, interesi për to është zbehur dhe si rezultat kërkesa për karta grafika ka rënë ndjeshëm. /Telegrafi/