Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christine Lagarde ka deklaruar se rënia e çmimeve të naftës do të rimëkëmbë ekonominë globale.
Legarde tha se rënia e çmimeve të naftës paraqet një rrezik serioz për eksportuesit e naftës dhe gazit, duke përfshirë Rusinë. “Çmimi i naftës, i cili në muajt e fundit, shënoi rënie për 30 për qind do të kontribuojë në rritjen prej 0,8 për qind në vendet e zhvilluara që janë importuesit e naftës”, tha Lagarde.
Besohet se rënia e çmimeve të naftës në veçanti do të ketë ndikim negativ për Rusinë dhe ekonominë e saj. “Rënia e çmimeve është një kërcënim serioz për paqëndrueshmërinë tashmë ekzistuese të Rusisë. Ne do të shohim se çfarë përgjigje Rusia do të jap në lidhje me këtë situatë”, theksoi shefja e FMN-së Christine Legarde.
Ajo shtoi se rënia e çmimeve të naftës do të ndikojë negativisht edhe në zhvillimin e Iranit, Venezuelës dhe disa vende tjera të Afrikës. Gjithashtu besohet se anëtarët e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) do të mund të përballen me një deficit buxhetor në rast se vazhdon rënia e çmimeve të naftës në botë./Telegrafi/