Telegrafi

Rëndohet situata e zjarreve në Suharekë, pamje nga intervenimi i zjarrfikësve

Situata me zjarret në Komunën e Suharekës, vazhdon të jetë serioze.

Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj ka publikuar pamje nga intervenimi i zjarrfikësve, në fshatin Reqan.

Lexo po ashtu Rikthehen sërish vatrat e zjarrit në Suharekë

“Po bëjmë përpjekje për shuarjen e zjarreve”, ka shkruar Muharremaj.

I pari i kësaj komune më herët bëri të ditur se janë rikthyer sërish vatrat e zjarrit në Zonën Industriale në Suharekë. /Telegrafi/