Situata me zjarret në Komunën e Suharekës, vazhdon të jetë serioze.
Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj ka publikuar pamje nga intervenimi i zjarrfikësve, në fshatin Reqan.
“Po bëjmë përpjekje për shuarjen e zjarreve”, ka shkruar Muharremaj.
I pari i kësaj komune më herët bëri të ditur se janë rikthyer sërish vatrat e zjarrit në Zonën Industriale në Suharekë. /Telegrafi/