Raportet mes Zinedine Zidane dhe James Rodriguez duket se kanë arritur në një pikë të pakthyeshme, ndërkohë që kolumbiani nuk bën pjesë në planet e tij.
Mesfushori nuk ishte në skuadrën e Real Madridit për sfidën kundër Athletic Bilbaos, ndërsa në konferencën për shtyp trajneri ka thënë se lojtari kishte kërkuar që të mos përfshihej në atë takim.
28-vjeçari e ka të qartë situatën e tij dhe është mërzitur më, prandaj e ka angazhuar agjentin Jorge Mendes që t’i gjejë një klub tjetër.
“Ai kërkoi të mos përfshihej për arsye personale”, ishte përgjigjur Zidane kur gazetari Onda Cero e pyeti për James.
Ndërsa kur AS i kërkoi të jepte më shumë detaje, francezi theksoi: “Është çështje e jona. Mua më pyetën dhe u përgjigja. Kjo është e gjitha. Nuk do të flas më shumë rreth kësaj”. /Telegrafi/