Site icon Telegrafi

Rëndohet gjendja me pandeminë, mbyllen shkollat publike në New York

A public school is seen in New York City - File / Photo: Paul Murnane / WCBS 880

Gjendja me pandeminë e coronavirusit është rënduar në një ndër qytetet më të mëdha amerikane.

Kryetari i New Yorkut, Bill de Blasio ka konfirmuar se shkollat publike qytetit do të mbyllen nesër, pasi niveli mesatar i pozitivitetit shtatë-ditor të qytetit arriti në 3 për qind, transmeton Telegrafi.

“Qyteti i New Yorkut ka arritur pragun mesatar 7-ditor të testimit të pozitivitetit. Për fat të keq, kjo do të thotë që ndërtesat e shkollave publike do të mbyllen që nga nesër, e enjte 19 nëntor”, tha kryetari përmes rrjeteve sociale.

“Ne duhet të luftojmë kundër valës së dytë të COVID-19”, shtoi ai në llogarinë personale të Twitterit

Njoftimi i papritur do të shkaktojë vështirësi në kujdesin për fëmijët për qindra mijëra familje të qytetit.

Ndryshe, brenda 24 orëve të fundit, të paktën 36 vdekje të reja u raportuan shkaku i coronavirusit dhe 5,094 raste të reja. /Telegrafi/

Exit mobile version