Site icon Telegrafi

Renditja tabelore pas javës së 31-të në IPKO Superligën e Kosovës në futboll

(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Edicioni i sivjetmë në IPKO Superligën e Kosovës në futboll vazhdon të jetë shumë i zjarrtë sa i përket garës për titullin e kampionit vendor.

Në javën e 31-të, Prishtina regjistroi fitore minimale (1-0) ndaj konkurrentit direkt për titull, Llapit, ndërsa Feronikeli e mposhti kampionin e sezonit të kaluar, Dritën me rezultat bindës (4-1).

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Superliga e Kosovës

Në këtë mënyrë, Feronikeli vazhdon kryesimin me 74 pikë, i ndjekur nga Prishtina me 72 pikë dhe Llapi që ka mbetur prapa, me 69 pikë.

(Foto: ffk-kosova.com)

Një garë e fuqishme po zhvillohet edhe për skuadrat që do të përfshihen në zonën e barazhit, duke qenë se janë disa ekipe me pikë të barabarta dhe të përafërta.

Në ndërkohë, Liria dhe KEK-u tashmë janë përshëndetur nga elita e futbollit të Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version