Telegrafi

Renditja tabelore pas javës së 14-të në Ligën e Parë – Grupi A dhe B

Ka përfunduar edhe xhiroja e 14-të në Ligën e Parë të Kosovës në Grupin A dhe B.

Lideri i Grupit A, Dukagjini është rikthyer te fitorja, pasi në këtë javë mposhti Trepçën me rezultat 2-09.

Fitore në këtë rreth mori edhe Malisheva që fitoi si mysafir i Istogut me rezultat 2-1.

Fitore më bindëse mori A&N që mposhti Onixin me rezultat 3-1, derisa fitore mori edhe Vëllaznimi 1-0 ndaj Lirisë.

Në anën tjetër, Vushtrria ka ndarë pikët me Drenasin në barazimin 1-1.

Foto: FFK
Foto: FFK

Grupi B

Flamurtari në këtë javë ka mposhtur 2-0 Dardanën, duk shfrytëzuar mjaftë mirë humbjen e Ulpianës 2-1 ndaj Vllaznisë.

Fitore në këtë javë mori edhe Kek-u që mposhti 2 Korikkun me rezultat 2-1.

Vitia triumfoi 2-0 ndaj Kikës, derisa Ramiz Sadiku e Ferizaj luajtën baraz 1-1. /Telegrafi/

Foto: FFK
Foto: FFK