Ka përfunduar java e pestë në Ligën e Parë të futbollit të Kosovës në të dyja Grupet, A dhe B.
Takimi më interesant i Grupit A ishte ai në mes të Vëllaznimit dhe Lirisë, me vendasin që triumfuan me rezultat minimal 1-0.
Spektakël golash kishte në përballjen në ndaj Trepçës dhe Dukagjinit që përfundoi 3-2, me mitrovicasit që arkëtuan tri pikë në fund.
Fitoren në këtë javë ka marrë edhe Malisheva që e ka mposhtur me rezultat bindës Istogun, 3-1.
Me fitore minimale 1-0 e kanë përmbyllur këtë xhiro edhe Onix që fitoi ndaj A&N dhe Drenasi përballë Vushtrrisë.
Në Grupin B, Ulpiana ka fituar 2-0 ndaj Vllaznisë, derisa KEK-u edhe pse fitore 3-2 ndaj 2 Korrikut, vuajti shumë.
Fitore në këtë javë ka marrë edhe Vitia që mposhti në shtëpi Kikën më rezultat minimal 1-0.
Kjo xhiro ishte e pafat për Ferizajn që barazoi 1-1 në shtëpi ndaj Ramiz Sadikut, derisa nga një pikë morën edhe Dardana e Flamurtari, në takimin që përfundoi pa gola. /Telegrafi/