Telegrafi

Renditja tabelore e Ligës së Parë në Grupin A dhe B

Ka përfunduar xhiroja e 13-të në kuadër të Ligës së Parë në futbolli kosovar në të dyja grupet A dhe B.

Në Grupin A, Malisheva sërish ka pësuar humbje, tani ndaj A&N, duke lëshuar kështu vendin e parë.

Istogu që barazoi pa gola me Drenasin, vazhdon të jetë lider, por me një pikë më shumë se Dukagjini që po ashtu barazoi pa gola me Onixin dhe se malishevasit.

Fitore në këtë rreth ka marrë Trepça që mposhti 3-2 Lirinë, derisa Vëllaznimi fitoi 1-0 ndaj Vushtrrisë në shtëpi.

Foto: FFK

 

Foto: FFK

Grupi B

Ulpiana vazhdon të jetë lider i Grupit B, derisa në këtë javë fitoi 4-0 ndaj Kikës, duke shfrytëzuar mjaftë mirë barazimin e Flamurtarit me Kek-un pa gola.

Vitia po ashtu që është në krye të tabelës gaboi në këtë javës, shkaku që u mposht në shtëpi nga 2 Korriku me rezultat 2-1.

Fitore në këtë xhiroi mori edhe Ferizaj që mposhti Vllazninë me rezultat 3-0, derisa Dardana dhe Ramiz Sadiku barazuan pa gola. /Telegrafi/

Foto: FFK

 

Foto: FFK