Feronikeli është shpallur kampion në Ipko Superligën e Kosovës në futboll me 80 pikë rekorde të arritura duke e lënë me pesë pikë prapa konkurrentin e vazhdueshëm për titull, Prishtinën, që për të dytin vit rresht nuk arrin në fund ta fitojë titullin.
Përveç kampionit dhe nënkampionit, në xhiron e fundit të sezonit 2018/2019 u vendos edhe për skuadrat që i mbijetuan rënies nga liga dhe të tjerat që mbetën në barazh.
Ballkani, Drenica, Flamurtari dhe Ferizaj do të jenë pjesë e Superligës edhe në edicionin e ardhshëm, së bashku me Dritën dhe Llapin që e kanë siguruar shumë më herët mbijetesën.
Trepça ’89 dhe Gjilani do ta kërkojnë mbijetesën përmes ndeshjeve të barazhit, derisa Liria dhe KEK-u në sezonin e ardhshëm do të jenë pjesë e Ligës së Parë.
Më poshtë është tabela përfundimtare e sezonit 2018/2019 në Ipko Superligën e Kosovës në futboll. /Telegrafi/
/Telegrafi/