Sot janë zhvilluar të gjitha ndeshjet e javës së 31-të në IPKO Superligë, ku nuk munguan përballjet interesante.
Në derbin e javës, Gjilani mori një fitore të madhe ndaj Dritës me rezultat 2-0.
Me këtë fitore të Gjilanit, Drita mbetet lider me 65 pikë, ndërsa Gjilani ka 64 pikë në vendin e dytë.
Ballkani ka barazuar ndaj Prishtinës në një ndeshje të fortë e që u mbyll me rezultat 2-2.
Me këtë barazim Ballkani mbetet në vendin e tretë me 63 pikë, por është ende fuqishëm në luftë për titull, pasi dy ndeshjet e fundit i luan ndaj Gjilanit dhe Dritës.
Prishtina është e katërta me 59 pikë.
Flamurtari ka marr një fitore të madhe ndaj Feronikelit me rezultat 1-0 më golin e vetëm të shënuar nga Bashkim Shala.
Me këtë fitore Flamurtari ka 43 pikë dhe zë vendin gjashtë, ndërsa një pikë më shumë ka Nikli që është i pesti.
Drenica ka marr një fitore të rëndësishme ndaj Vushtrrisë me rezultat 2-1, që e mban ende jashtë zonës së mbijetesës. Me këtë fitore Drenica ka 41 pikë dhe mban vendin e tetë në renditje.
Fitore ka marr edhe Trepça ’89 që e ka mposhtur Llapin me rezultat 5-4.
89-shi ka 38 pikë dhe ende mban gjallë shpresat për titull.
Ndeshja që kishte më pak rëndësi, ishte ajo mes Ferizajt dhe Dukagjinit që e fituan mysafirët me rezultat 4-0. Ferizaj dhe Dukagjini i kanë thënë lamtumirë Superligës para disa javësh.
/Telegrafi/