Telegrafi

Renditja në IPKO Superligë pas tri ndeshjeve të zhvilluara sot

Ka pasur ndryshime në renditjen e Superligës pas tri ndeshjeve që u zhvilluan sot në kuadër të javës së 29-të.

Gjilani fitoi ndaj Prishtinës me rezultat 2-1 në një ndeshje ku nuk munguan tensionet.

Me këtë fitore Gjilani ka kaluar në pozitën e tretë me 58 pikë, ndërsa Prishtina bie në pozitën e katërt me 57 pikë.

Nga humbja e Prishtinës ka përfituar edhe Ballkani që është ngjitur në pozitën e dytë pas fitores së sotme ndaj Llapit me rezultat 5-1.

Llapi në këtë ndeshje kishte futur në lojë vetëm një futbollist nga ekipi i parë.

Në anën tjetër Drenica ka marr një fitore me shumë vlerë në luftë për mbijetesë ndaj Ferizajt me rezultat 3-0.

Me këtë fitore Drenica kalon në pozitën e shtatë me 38 pikë, ndërsa Ferizaj tashmë është Ferizaj tashmë është çregjistruar nga Superliga.

/Telegrafi/