Ditën e nesërme, më datë 20 tetor, FIFA do të publikojë renditjen e re ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese.
Sipas llogaritjeve në bazë të formulës që ndjek FIFA për të përcaktuar renditjen, ekipi kombëtar i Shqipërisë do të humbë 7 vende, ndërsa Kosova do të fitojë 4 të tillë.
Gjatë muajit tetor, Shqipëria zhvilloi 2 ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës “Rusi 2018”, ku mposhti Lihtenshtejnin në transfertë dhe humbi në shtëpi përballë Spanjës. Në të dyja ndeshjet rezultati ishte identik, 0-2. Kjo paraqitje i ka kushtuar Shqipërisë rrëzimin në vendin e 47 në botë, ndërkohë që muajin e kaluar renditej e 40-a.
Që në fillimin e kualifikueseve, Shqipëria është duke humbur vende në renditjen botërore edhe pse rezultatet kanë qënë pozitive. Kjo vjen për shkak se rivalët me të cilët kuqezinjë kanë fituar gjendjen shumë poshtë në renditje, dhe suksesi ndaj tyre vlen shumë pak. Këtë muaj kombëtarja e Giani De Biasit është kaluar në renditje nga Greqia dhe Serbia, të cilat mbajnë vendet 42 dhe 43 përkatësisht. Grekët u rritën 6 vende, ndërsa serbët 7 në krahasim me muajin e kaluar.
Ndërkohë Kosova edhe pse pësoi dy humbje në kualifikueset e muajit tetor, 0-6 ndaj Kroacisë dhe 3-0 ndaj Ukrainës, ka fituar 4 vende në renditje duke u ngjitur e 164-ta. Ky është pozicioni më i lartë për Kosovën në renditjen e FIFA-s në historinë e saj disa mujore.