Superliga e ka mbyllur javën e 12-të me rezultatet mjaftë befasuese, duke u bërë edhe rokada në renditje.
Ballkani ka arritur fitore ndaj Dukagjinit m rezultat 3-0 duke bërë që të ngjiten në vendin e parë.
Kjo edhe fal Gjilanit që gaboi ndaj Trepçës ’89, ku u mposht 2-0.
Hap fals bëri edhe Llapi që u mposht nga Vushtrria 1-0.
Feronikelit nuk po i ecën aspak mirë dhe këtë e konfirmon edhe humbja ndaj Drenicë 1-0, që e mban në vendin e gjashtë.
Prishtina ngjitet në vendin në vendin e katërt me vetëm tri pikë më pak se lideri, ndërsa para vetes i ka edhe klubet nga Gjilani.
Drenica dhe 89-shi tanë janë në pozita më të qeta, pasi kanë krijuar epërsi me pikë ndaj Ferizajt, Vushtrrisë, Flamurtarit dhe Dukagjinit që e mbyllin renditjen. /Telegrafi/