Telegrafi

Renditja e re nga FIFA, Kosova dhe Shqipëria mbajnë pozitat e tyre

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA ka publikuar renditjen e re për Kombëtare.

Përfaqësuesja e Kosovës nuk ka lëvizur nga vendi që ishte në korrik dhe mbetet në pozitën e 106-të me 1183 pikë të tubuara.

Dardanët nuk kanë zhvilluar ndonjë ndeshje që nga muaji qershor, derisa në shtator do t’i zhvillojnë dy ndeshje në Ligën e Kombeve ndaj Qipros dhe Irlandës së Veriut.

Ndryshim në renditje nuk ka as për Kombëtaren e Shqipërisë, që vazhdon të mbetet në pozitën e 66-të me 1261 pikë të grumbulluara.

Nuk ka pasur ndryshime as në krye të listës së FIFA-s, me Brazilin që mbetet e para, e përcjellë nga Belgjika dhe Argjentina.

Kombëtarja e Francës është e katërta, Anglia e pesta, Spanja e gjashta, derisa Italia, Holanda, Portugalia dhe Danimarka e kompletojnë top 10-shen në ranglistën e FIFA-s. /Telegrafi/