Site icon Telegrafi

Renditja e re e FIFA-s, Kosova pëson rënie

Ky format i jep mundësi përfaqësueseve me më pak gjasa kualifikuese si Kosova që të sigurojnë kualifikimin në Euro 2020.

FIFA ka publikuar renditjen e re për kombëtaret, pak para fundit të vitit të ri.

Kosova vazhdon përsëri rënien e lirë në renditjen e FIFA-s. Kosova ka pësuar rënie për tri pozicione dhe aktualisht gjendet në vendin e 177-të.

Shqipëria nuk ka ndryshuar vend dhe gjendet e 62-ta me 553 pikë të tubuara.

Renditja e vendeve të para nuk ka ndryshuar pasi Gjermani ndodhet në vendin e parë.

Në vendin e dytë gjenet Brazili, i përcjell nga Portugalia.

Argjentina dhe Belgjika e mbyllin pesëshen e parë të renditjen.

Spanja, Polonia, Zvicra, Franca dhe Kili e mbyllin top-10. /Telegrafi/  

Exit mobile version