Kosova nuk ka ndryshuar asnjë vend në renditjen e re të FIFA-s për muajin janar.
Shtëpia më e madhe e futbollit botëror ka publikuar renditjen e re, derisa Dardanët nuk kanë ndryshuar vend fare.
Përfaqësuesja e Kosovës zë vendin e 117-të me 1155 pikë të mbledhura.
Ndërkohë as Kombëtarja e Shqipërisë nuk ka ndryshuar fare vend në ranglistën e FIFA-s.
Kuqezinjtë janë në vendin e 65-të me 1360 pikë të mbledhura.
Nuk kanë ndryshuar vendet as në top 10-she me Belgjikën që mbetet e para në këtë ranglistë me 1780 pikë të mbledhura duke lënë pas vetes Francën (1755), Brazilin (1743), Anglinë (1670), Portugalinë (1662), Spanjën (1645), Argjentinën (1642), Uruguain (1639), Meksikën (1632) dhe Italinë (1625). /Telegrafi/