Telegrafi

Renditja e re e FIFA-s: Kosova ngritët në pozitë, Shqipëria humb një vend

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka publikuar renditjen më të re të kombëtareve të të gjitha kontinenteve.

Kosova para fillimit të kualifikimeve për kampionatin evropian të vitit 2020, ka marrë një lajm të mirë sa i përket ranglistës botërore për muajin shkurt.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth përfaqësueses së Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës është ngritur për një pozitë në renditjen tabelore, ku tani gjendet në vendin e 130.

Në fakt, “Dardanët” kanë po aq pikë sa kanë pasur para dy muajve 1113, por përparuar në renditje në saje të humbjes së pikëve të ekipeve që i kishte para saj.

Foto FIFA

Në anën tjetër, kombëtarja e Shqipërisë ka humbur një vend dhe tani gjendet në pozitën e 61-të me 1372 pikë.

Belgjika mbetet e para me 1727 pikë e ndjekur nga Franca (1726), Brazili (1676) ndërsa e katërta është Kroacia (1634).

Ndryshe, Kosova në dy ndeshjet e ardhshme do të takohet në miqësore me Danimarkën si dhe kualifikuese me Bullgarinë. /Telegrafi/

Foto FIFA